Bota

KUJDES, imazhe të rënda! Një i pastrehë u vra në metro, marinsi e kapi nga fyti derisa humbi ndjenjat

Pas një debati me pasagjerët e tjerë, një marins kapi 30-vjeçarin Jordan Neely nga koka derisa humbi ndjenjat.

4 Maj 2023, 23:34 Nga k.m.
KUJDES, imazhe të rënda! Një i pastrehë u vra në metro,
Momenti nga videoja

SHBA- Vdekja e një njeriu të pastrehë, i cili u mbyt nga një pasagjer në metronë e Nju Jorkut në fillim të kësaj jave, është cilësuar si "vrasje" nga eksperti gjyqësor ndërsa autoritetet hetojnë rastin. Në të njëjtën kohë po shtohen zërat që kërkojnë arrestimin e autorit.

Afrikano-amerikani Jordan Neely, 30 vjeç, ishte një "i famshëm i vogël" në qytet: ai vishej si Michael Jackson dhe kërcente në rrugë, duke imituar idhullin e tij.

Të hënën, pas një debati me pasagjerë të tjerë të metrosë, njëri prej tyre i mori frymën, derisa humbi ndjenjat. 

Më pas, ai u dërgua në spital, ku dha frymën e fundit.

Incidenti u filmua në një celular dhe pamjet tronditën qytetin: në videon 5-minutëshe, Neely mund të shihet i shtrirë në dyshemenë e karrocës ndërsa një burrë tjetër – një marinar 24-vjeçar, sipas mediave amerikane – është shtrirë sipër tij për ta penguar të ngrihet në këmbë dhe e shtrëngon fytin. Dy burra të tjerë i mbajnë duart.

Pasagjerët e tjerë duken të shqetësuar.

Një dëshmitar i tha AFP se Neely hipi në tren dhe filloi t'u bërtiste pasagjerëve të tjerë, duke u kërkuar atyre diçka për të ngrënë ose pirë.

Policia e mori në pyetje të riun dhe më pas e liroi. Detajet e tjera nuk janë bërë të ditura.

Prokuroria e Manhatanit po heton ngjarjet, duke shqyrtuar raportin mjeko-ligjor, videon dhe fotot e përballjes së viktimës me pasagjerët. Neely ishte arrestuar dhjetëra herë në të kaluarën, kryesisht për prishje të qetësisë.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams tha se "çështjet serioze të shëndetit mendor" luajtën një rol në ngjarje, por nuk pranoi të komentojë më tej ndërsa hetimi vazhdon.

jordan neely

Sondazh

Poll