Bota

SERBI/ Gjyshi i policit të vrarë mezi shqipton fjalët: Çfarë na bëre? Më vrau nipërit....

Vazhdon ndjekja e autorit

5 Maj 2023, 07:49 Nga A.B
SERBI/ Gjyshi i policit të vrarë mezi shqipton fjalët:
Policia

SERBI- Nga të shtënat që u konsideruan si një akt terrorist, tetë vetë u vranë dhe trembëdhjetë u plagosën në Mlladenovac natën midis të enjtes dhe të premtes. Shtatë janë në gjendje kritike, mëson Telegraf.rs. Familjarët e viktimave janë në gjendje të rëndë.

“Çfarë na ka bërë?! Më ka vrarë nipërit”, tha gjyshi i policit të vrarë.

Siç pohon ai vetë, fëmijët kanë qenë të ulur në oborrin e shkollës kur ka qëlluar. Sulmuesi ka qëlluar me automatik grupin e personave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë më pas policia ka nisur operacionin “Whillwind” dhe ka nisur një kërkim të gjerë për kapjen e vrasësit.

Ç'po ndodh në Serbi?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll