Politike

Emirjana Sako: Nuk ia kërkova Vangjush Dakos të më mbështesë në zgjedhje

Sako tha se Dako ka dalë në terren se ka detyrime ndaj qytetarëve që e kanë mbështetur gjatë kohës kur drejtonte bashkinë.

4 Maj 2023, 22:23 Nga I.A
Emirjana Sako: Nuk ia kërkova Vangjush Dakos të më
Emirjana Sako

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako tha se nuk i kërkuar Vangjush Dakos ta mbështesë në zgjedhje. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Sako tha se Dako ka dalë në terren se ka detyrime ndaj qytetarëve që e kanë mbështetur gjatë kohës kur drejtonte bashkinë.

“Dako ka qenë kryetar për 12 vjet, kam një njohje personale me gjithë kolegët që kanë drejtuar bashkinë, që nga Lefter Koka, Miri Hoti, për Dakon kam respekt të veçantë se kam punuar për disa vite me të. Ai nuk ka asnjë rol politik në fushatë, besoj se ka një detyrim ndaj socialistëve të Durrësit se e kanë mbështetur kur ka qenë kryebashkiak. Të njëjtën gjë do bëja edhe unë. Fushata në Durrës drejtohet nga Ardian Çela, nuk e kujtoj kur ka qenë hera e fundit që jam takuar me të. Unë kam kërkuar mbështetjen e PS, deputetët janë mbështetje e madhe dhe kryetari i PS”, tha Sako.

emirjana sako vangjush dako

Sondazh

Poll