Politike

Berisha nxjerr foton e Veliaj me paruke: U maskua për në Iran. Një lidhje e fortë e ka çuar në Teheran

Ndër të tjera, Sali Berisha shtoi se kjo vizitë ka qenë për qëllime personale dhe se në atë kohë ka ngjallur shqetësim.

4 Maj 2023, 22:05 Nga k.m.
Berisha nxjerr foton e Veliaj me paruke: U maskua për në Iran.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë Veliaj se në vitin 2008 ka zhvilluar vizitë në Iran dhe se në çështjen e inceneratorëve sot, janë përfshirë para të Iranit. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Berisha nxorri një foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ishte maskuar me paruke, duke i nxjerrë edhe një foto ku pretendonte se personi në fjalë është socialisti. Ndër të tjera, Berisha shtoi se kjo vizitë ka qenë për qëllime personale dhe se në atë kohë ka ngjallur shqetësim. Ndaj e paralajëroi që të tregonte vetë qëllimin e vizitës së tij atje. 

“A e dini që Veliajn 67% e shqiptarëve e quajnë fallsitet, vjedhës, gënjeshtar plus edhe tani i ka dalë afera e Iranit që është një aferë shumë e rëndë. Jo vetëm ka qenë, por është marrë edhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shumë shqetësim në ata që e kanë diktuar se ai bënte vizitë dhe që na informuan ne në 2008-ën. Ai ka shkuar dhe ka ngjallur shqetësim. Veliaj është pyetur për vizitën e tij në Iran, por problem është që pas kaq vitesh dalin pronari i inceneratorit të Tiranës, i lidhur me ish-komandantin e pas Daranit. Unë këtu ka ca foto. Paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri. Erion Veliaj ka shkuar strikt për qëllime personale, sepse një lidhje e fortë e ka çuar atë në Teheran në mënyrë të përsëritur.

E paralajmëroj se mirë është që të bëjë transparencën. Ajo që më shqetëson është se na u kthye djegësi në Teheran tani dhe se zotëria italian nga Dubai informoi shqiptarët se hekurishtja që ishte blerë në Kostancë po paguhej me para të Iranit. Ata që firmosën kontaktën për Tiranë, ata deklaruan se do të investojnë 130 milionë Euro, ata nuk kishin asgjë. Ata kanë gjetur si rrugë kryesore për të kërkuar para tek MAPNA e Iranit sepse ish-presidenti i saj është i lidhur me shtetin. Dyshimet është se këtu po hyjnë para të Iranit sepse këta që kanë marrë për ta ndërtuar inceneratorin nuk kanë para. Unë jam këtu për interesin e vendit tim.

Ekzistojnë të dhënat se para të Iranit po hyjnë në Shqipëri. Ky shkonte dhe vinte në Teheran në 2007 dhe 2008, se pse shkonte nuk e di. Kompania ka në kontratë se do të investojë 130 milionë Euro, por nuk i ka dhe ata i janë drejtuar Iranit. Këto që unë po them janë 100 për qind të vërteta. Angazhoi shërbimet iraniane për të falsifiuar lajmet që i kanë bërë disa herë, Erion Veliaj ka një problem madhor,”- tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll