Politike

Rama: Ndarja më e mirë territoriale për vendin është organizimi në 36 bashki

Rama i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia se qeveria ka hequr nga Shkodra disa drejtori rajonale.

4 Maj 2023, 22:17 Nga I.A
Rama: Ndarja më e mirë territoriale për vendin është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se ndarja më e mirë territoriale për vendin do të ishte organizimi në 36 bashki. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia se qeveria ka hequr nga Shkodra disa drejtori rajonale.

“Këto janë përralla. Ne kemi bërë një riorganizim të drejtorive rajonale duke hequr dorë nga drejtori në çdo qark dhe duke bërë një organizim menaxherial të vendit me 4 zona, ku Shkodra është bashkë me Lezhën dhe me Kukësin. Dibra, Tirana e Durrësi janë bashkë.  Drejtoritë e dikurshme të qarqeve janë ndarë në mënyrë proporcionale. Është një riorganizim që ndodh në gjithë territorin”, tha Rama.

Më tej Rama tha se Shqipëria vend i vogël dhe kjo ndarje në nivel qarqesh ka funksionuar.

“Mendoj se 61 bashki janë shumë. Duhen më pak. Ndarja më e mirë e Shqipërisë në bashki do të ishte 36. Pra, 36 rrethet e dikurshme të jenë bashki. Nga pikëpamja e burimeve njerëzore në bashki shumë të vogla është shumë e vështirë të gjesh specialistë. Kjo njëlloj siç u kthyen komunat në njësi shërbimi”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll