Bota

ME VIDEO/ Masakra në Serbi, një nënë thyhen heshtjen para turmës në shkollën fillore, BËRTET dhe QAN para policëve: Ai kishte në listë edhe vajzën time!

 E tronditur, ajo tha se shumë vajza ishin të dashuruara me djalin dhe kjo gjë e ka shqetësuar atë më shumë.

4 Maj 2023, 18:42 Nga a.l
ME VIDEO/ Masakra në Serbi, një nënë thyhen heshtjen para
Foto ilustruese

SERBI- Heshtja para shkollës fillore "Vladislav Ribnikar", ku dje mbetën të vrarë 8 nxënës dhe një roje shkolle dhe disa të tjerë u plagosën, u ndërpre nga britmat e një nëne, vajza e së cilës ishte në listën e nxënësve që do të ekzekutoheshin nga 14-vjeçari Kosta.k.

Ajo bërtiti mes turmës së qytetarëve që kishin shkuar para shkollës, për të nderuar viktimat, duke thënë se e njihte vrasësin dhe se nuk ishte e vërtetë që prindërit nuk flisnin me të. E tronditur, ajo tha se shumë vajza ishin të dashuruara me djalin dhe kjo gjë e ka shqetësuar atë më shumë. Ndërsa shtoi se vajza e saj ishte në listën e emrave që do të kishin fundin tragjik. 

"Ai nuk luante lojëra, nuk dhunohej, vajzat ishin të dashuruara me të. Lëre, mos jeto një gënjeshtër, ai ishte një fëmijë i llastuar, i varur, monstruoz. Fëmija im ishte në atë listë", bërtiti ajo mes lotësh. 

Në Serbi është shpallur tri ditë zie, ndërsa mësimi në të gjitha shkollat ​​në Serbi ka filluar mëngjesin e sotëm me një minutë heshtje, për të nderuar nxënësit dhe punonjësit e shkollës fillore Vladislav Ribnikar në Vraçar. Dhe turni i pasdites do të fillojë me një minutë heshtje.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll