Bota

Çfarë po ndodh? Afrika e Jugut i kërkon Britanisë të kthejë diamantin më të madh të kurorës, një ditë para kurorëzimit të mbretit Charles III

Diamanti bashkë më skeptrin ruhet në Kullën e Londrës.

4 Maj 2023, 18:57 Nga a.l
Çfarë po ndodh? Afrika e Jugut i kërkon Britanisë të
Kurora e Monarkut

AFRIKË- Afrika e Jugut i ka kërkuar Britanisë që të kthejë në vendlindje diamantet e kurorës që do të mbahet nga nesër Mbreti Charles III. Shumë nga afrikanët e jugut kanë kërkuar kthimin në vendlindje të diamantit më të madh në botë të quajtur “Ylli i Afrikës”.

Diamanti, i cili peshon 530 karat, u zbulua në vitin 1905 në Afrikën e Jugut dhe iu ofrua monarkisë britanike nga guvernatori kolonial i vendit, i cili në atë kohë ishte nën sundimin britanik, shkruajnë mediat e huaja. 

Si pjesë e debatit global mbi kthimin e artit të grabitur nga kolonialistët, shumë afrikano-jugorë po u bëjnë thirrje britanikëve që ta kthejnë atë.

“Duhet të vijë në Afrikën e Jugut, pasi diamanti është një shenjë e trashëgimisë dhe kulturës sonë”, u shpreh avokati dhe aktivisti Mothusi Kamanga, në Johannesburg. Ai nisi një fushatë online duke kërkuar kthimin e diamantit të madh dhe tashmë ka mbledhur rreth 8,000 nënshkrime.

Diamanti bashkë më skeptrin ruhet në Kullën e Londrës.

 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll