Sport

VIDEO/ Gafa e pabesueshme e portierit, që zëvendësoi Loris te kombëtarja e Francës

Alban Lafont ishte heroi negativ i ndeshjes Brest - Nantes, që përfundoi 2-0 në Ligue 1.

4 Maj 2023, 19:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Gafa e pabesueshme e portierit, që zëvendësoi Loris te

FRANCE - Brest triumfoi 2-0 përballë Nantes mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të xhiros së 33-të të Ligue 1, pas golave të Jeremy Le Douaron (18’) dhe Mathias Pereira Lage (35’) dhe pas një gabimi të jashtëzakonshëm të portierit të mysafirëve, Alban. Lafont.

Lafont (24 vjeç, lindur në Burkina Faso), zëvendësuesi i Hugo Lloris në kombëtaren franceze që nga viti i kaluar, konsiderohet si portieri i ri më premtues në katërkëndëshin. Por ndeshja e tij në sfidën me Brestin, në rastin e golit të parë, është një rast për t’u koleksionuar. Shikojeni gafën…

FC Nantes, mbajtës i Kupës së Francës, humbi një ndeshje të rëndësishme në luftën për të shmangur rënien dhe ndodhet në vendin e 17-të, që të çon në Ligue 2. Bresti, nga ana tjetër, u ngjit në vendin e 14-të dhe tani është 3 pikë mbi zonën e rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll