Sport

REAGIMI! Neymar i bën ‘like’ postimit në Instagram, tifozët e Barçës ëndërrojnë…

Lojtari i PSG-së nuk ka folur për sjelljen e tifozëve parizienë, por ka reaguar ndaj një postimi, ku ai shfaqet duke u përqafuar me Messin, kur të dy luanin për katalanët…

4 Maj 2023, 15:02 Nga DOSJA

REAGIMI! Neymar i bën ‘like’ postimit në Instagram,

SPANJE - Neymar nuk ka folur publikisht për thirrjet e tifozëve të PSG-së për t'u larguar nga klubi francez, por ai ka bërë një veprim që po i bën tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë. 

Lojtari i kombëtares braziliane i ka bërë një ‘like’ në një publikim të TNT Brasil në Instagram, në të cilin shfaqet ai duke përqafuar Messin në ditët e tij në Barcelonë, më saktësisht në sezonin 2016/17.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TNT Sports Brasil (@tntsportsbr)

“E di që menduat të njëjtën gjë, tifozët... ata ishin shumë të lumtur në atë moment”, lexohet në publikimin e bërë pak pas demonstratës së tifozëve parizienë dhe i cili është plot me komente që nxjerrin në pah faktin se Neymar ka “injoruar” gjithçka.

Sulmuesi i PSG-së publikoi këtë të mërkurë një ‘storie’ me një mesazh, i cili mund të interpretohet si një përgjigje ndaj asaj që ndodhi në Paris: “Mos i lini njerëzit t’ju ​​fusin në stuhinë e tyre, vendosini në paqe”.

REAGIMI! Neymar i bën ‘like’ postimit në Instagram,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll