Ulet çmimi i shitjes së Erling Haaland në 2025, klauzola prej 200 milionësh fshihet…
ANGLI - Erling Haaland është emri në modë. Sulmuesi norvegjez u bë golashënuesi më i mirë në historin&eum...
Sulmuesi i Manchester City arriti në kuotën e 35 golave të shënuar deri tani, shokët e skuadrën i bëjnë dhuratë ‘tunelin e nderit’

ANGLI - Erling Haaland theu këtë të mërkurë rekordin e golave në një edicion të vetëm të Premier League. Sulmuesi i Manchester City shënoi kundër West Ham dhe arriti në 35 në 2022/23, duke tejkaluar maksimumet e mëparshme të mbajtura nga Andy Cole (1993/94, për Newcastle) dhe Alan Shearer (Blackburn Rovers, në 1994/95), të dy me nga 34.

Në fund, sulmuesi pranoi se ishte “një natë dhe një moment i veçantë”. "Jam shumë i lumtur dhe krenar. Sinqerisht, nuk di çfarë të them tjetër. Sigurisht që isha i vetëdijshëm për rekordin e golave, por ne u përpoqëm të krijonim raste për gola dhe nuk ishte e lehtë, sepse ata mbroheshin. Ne luftuam në pjesën e parë, por më pas arritëm të realizonim. Fola me Jack (Grealish) para ndeshjes dhe ai më tha se donte të asistonte për golin që do të thyente rekordin. Më pëlqeu,"- tha norvegjezi.
Tuneli i nderit? "Unë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Ishte e mrekullueshme të shënoja këtë gol, siç është gjithmonë. Ishte e dhimbshme kur të gjithë më goditën në tunelin e nderit."
A guard of honour for @ErlingHaaland! ????
— Manchester City (@ManCity) May 3, 2023
???? 3-0 ⚒️ #ManCity pic.twitter.com/VUEJ8LzXCH
Rekordi i Dixie Dean (60 gola)? "Nuk mund të vazhdoj të mendoj për të gjitha rekordet, sepse ndryshe koka ime do të shpërthejë. Do të shkoj në shtëpi, do të luaj videolojëra, do të ha dhe më pas do të fle. Nesër do të filloj të mendoj për Leeds."
Video lojëra që po luani aktualisht? "Nuk mund të them kështu sepse, do të ishte shumë e turpshme."
A do t'i ndërronit të gjithë golat me treshe trofesh? "Po, po. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e dinë se është e mundur, por ne nuk mund të mendojmë për të fituar finalen e Kupës tani dhe duhet të mendojmë vetëm për Leeds. Çdo nëntë ndeshjet e fundit të Premier League është si një finale e Kupës."
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Erling Haaland është emri në modë. Sulmuesi norvegjez u bë golashënuesi më i mirë në historin&eum...
ARABIA SAUDITE - Ahmed Al Khateeb, ministri i Turizmit i Arabisë Saudite, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa fotografi, n&eum...
FRANCE - Procesi i divorcit mes aktores Hiba Abouk dhe futbollistit Achraf Hakimi është bërë kryefjalë jav&e...
ANGLI - Nata e Manchester Cityt kundër West Ham ishte e shënuar. ‘Citizenët rifituan vendin e parë në Premier League, Haal...
DURRES - Është zhvilluar sot konkursi ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit, ku garojnë për...
SPANJE - Barcelona mund të shpallet kampion i La Ligas përpara se të futet në fushë të dielën e ardhshme, m&eu...
ARABIA SAUDITE - Divorci PSG-Messi duket përfundimtar. Një udhëtim në Arabinë Saudite ka përfunduar, me Leon të...
SPANJE - Që nga fundi i pranverës 2021, Zinédine Zidane ka qenë në kërkim të një projekti të ri. Tekniku q&e...
FRANCE - Tensioni tek PSG po rritet pas një dite të gjatë protestash për situatën të përgjithshme të klubit, e cila po s...
FRANCE - Rreth 400 ultras të PSG-së u mblodhën pasditen e sotme në portat e selisë së klubit, në lagjen Boulog...