Sport

VIDEO/ Një fëmijë përpiqet të përshëndesë yjet e ekipit të tij, futbollistët milionerë e injorojnë! Reagon klubi menjëherë…

Futbollistët e Leeds poshtëruan një fëmijë, i cili dëshironte t’i përshëndeste idhujt e ekipit të tij para ndeshjes

4 Maj 2023, 19:04 Nga DOSJA

VIDEO/ Një fëmijë përpiqet të

ANGLI - Lojtarët e skuadrës angleze të Leeds tërhoqën vëmendjen në Angli, pasi u sollën keq para tifozëve të tyre, ku ishte edhe një fëmijë, i cili i priste për t’i përshëndetur para ndeshjes, që Bournemouth e fitoi 4-1.

Lojtarët, shumica prej tyre me kufje në veshë, as që e kthyen kokën nga mbështetësit e tyre. As ndaj atij djali të vogël, përshëndestja e të cilit me dorë nuk tërhoqi vëmendjen e yjeve që paguhen si mbretër, por po luftojnë në Premier League për të shmangur rënien.

Gjesti i futbollistëve, ose, më saktë, mungesa e ndonjë gjesti, shkaktoi reagime zinxhir në internet, ku përdoruesit e rrjeteve sociale, ku nuk munguan kritikat.

“Duhet të kenë turp! Futbolli nuk është asgjë pa tifozët”, “Për ta do të kishte kuptim të bënin një përshëndetje dhe një buzëqeshje, për të mos thënë një autograf. Por, ata zgjodhën që as të mos kthenin kokën dhe të ngulnin sytë te telefoni” dhe “Totalisht e vrazhdë! Nuk është aq e vështirë të bësh një përshëndetje, ose të paktën të mos bësh sikur nuk i sheh”, janë vetëm disa nga qindra komentet e postuara në internet.

Drejtuesit e Leeds United kanë reaguar menjëherë pas gjestit të shëmtuar të futbollistëve. Ata nëpërmjet një deklarate shprehin keqardhjen për qëndrimin e lojtarëve, duke u përpjekur, me sa duket, të gjejë prindërit e fëmijës që u largua të zhgënjyer nga takimi me idhujt e tij.

“Fjalët nuk mund të shprehin se sa keq na vjen që ky fëmijë në video, i veshur me ngjyrat e Leeds, nuk mori më shumë vëmendje nga skuadra. Nuk ka asnjë justifikim për injorimin e mbështetësve dhe nëse prindërit e fëmijës të veshur me fanellën e Leeds mund të na kontaktojnë, ne do të ishim mirënjohës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez të Leeds United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll