Sport

Alarm për sulme ajrore nga Rusia, ndalet ndeshja e Taulant Seferit në Ukrainë...

Skuadra e Vorskla Poltava ku aktivizohet sulmuesi Taulant Seferi, ndodhet vetëm 83 kilometra në vijë ajrore nga Kharkiv, zona më e nxehtë e luftës.

4 Maj 2023, 17:04 Nga DOSJA
Alarm për sulme ajrore nga Rusia, ndalet ndeshja e Taulant Seferit në

UKRAINE - Kampionati ukrainas i futbollit vazhdon në kushte anormale. Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka në plan të ndalet, duke i ndërprerë jo rrallë ndeshjet e tij.

Ajo e sotmja e luajtur në stadiumin “Oleksiy Butovsky” mes Vorskla Poltavës dhe Dinamo Kiev është ndërprerë në minutën e 81-të për disa minuta, skuadrat kanë zbritur në vend-strehime.

Aktivizimi i alarmit për sulme ajrore, ka bërë që skuadrat të largohen nga fusha e blertë për disa minuta për të mos rrezikuar jetën e lojtarëve, ku titullar me skuadrën e Vorsklas, si kundër dihet, është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi.

Skuadra e ish-sulmuesit të bardhebluve të Tiranës, pas kalimit të rrezikut kanë dale në fushë për të zhvilluar minutat e mbetura. Vorskla është mundur me rezultatin 1-2.

Skuadra e Vorskla Poltava ku aktivizohet sulmuesi Taulant Seferi, ndodhet vetëm 83 kilometra në vijë ajrore nga Kharkiv, zona më e nxehtë e luftës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll