Bota

Rusia: S’jemi në dijeni të planeve të detajuara të Papës për dhënien fund të luftës

Kremlini ka thënë se janë të vetëdijshëm se Papa Françesku po shqyrton mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

4 Maj 2023, 14:05 Nga m.s

Rusia: S’jemi në dijeni të planeve të detajuara të

RUSI- Kremlini ka thënë se janë të vetëdijshëm se Papa Françesku po shqyrton mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, por se nuk ka në mendje një plan të detajuar paqeje nga Vatikani.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, Papa Françesku ka qenë i gatshëm të ndërmjetësojë mes Moskës dhe Kievit, ndërsa bën thirrje për paqe pothuajse çdo javë.

Të dielën e kaluar ai tha se Vatikani kishte nisur një mision paqeruajtës, në një përpjekje për të zgjidhur konfliktin, por se kjo "nuk ishte bërë ende publike".

"Ne e dimë se Papa po mendon vazhdimisht për paqen, dhe ne e dimë se Papa po mendon se si mund të përfundojë ky konflikt", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Por ne nuk jemi në dijeni të planeve të detajuara që janë propozuar nga Vatikani në këtë kontekst", u tha Peskov gazetarëve. /Dosja.al 

vatikani rusi ukraine

Sondazh

Poll