Aktualitet

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Në Kashar u testua procesi i votimit dhe numërimit elektronik që do të aplikohet në Elbasan, Kamëz dhe Vorë për zgjedhjet e 14 majit.

4 Maj 2023, 12:33 Nga m.s
HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)
Votimi elektronik

TIRANË- Sot është kryer testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit. Votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votes. Në Kashar u testua procesi i votimit dhe numërimit elektronik që do të aplikohet në Elbasan, Kamëz dhe Vorë për zgjedhjet e 14 majit.

Në foton më poshtë është pajisja e votimit elektronik.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Votuesve do t’u shfaqet fillimisht fleta e votimit për kandidatët për kryetarë bashkie.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Qytetari mund të zgjedhë kandidatin e tij të preferuar duke prekur katrorin e bardhë anash emrit të tij.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Më pas, votuesi jep “konfirmo votën”.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Më pas, shfaqet një tabelë ‘konfirmo’ ose ‘ndryshoni votën tuaj’. Nëse votuesi ka klikuar gabimisht ai mund të klikojë “ndrysho” dhe të kthehet sërish tek fleta e votimit për të klikuar tek kandidati që do të votojë. Nëse votuesi nuk ka dyshime për votën e tij i jep “konfirmo”.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Pasi i ka dhënë “konfirmo” votimit për kandidatin për kryetar bashkie, më pas shfaqet fleta e dytë e votimit me partitë për këshillat bashkiakë.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Votuesi zgjedh partinë që do të votojë.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

 

Më pas, klikohet “printo votën”.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Pas kësaj, ekrani jep informacionin që vota po printohet.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Votat e qytetarit kalojnë në një kuti që është e fshehtë dhe që nuk ka asnjë mundësi për të ndërhyrë në të. Votat kalojnë aty automatikisht.

HAP PAS HAPI- Si veprohet me votimin elektronik (FOTO)

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, për bashkitë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit do të jetë gati për 30 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit. Kështu u shpreh kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndërsa dha garanci për sigurinë dhe fshehtësinë e votës./Dosja.al 

votimi elektronik fushata zgjedhore 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll