Aktualitet

U kap gjatë natës duke vjedhur në një market në Librazhd, pranga 33-vjeçarit të dënuar edhe më parë

Nga hetimet rezulton se 33-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të pa identifikuar, ka kryer disa vjedhje të tjera në qytet.

4 Maj 2023, 11:54 Nga m.s
U kap gjatë natës duke vjedhur në një market në
Komisariti i Policise Librazhd

LIBRAZHD- Policia në Librazhd ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, pasi gjatë natës është kapur duke vjedhur në një market. Personi me inicialet K. Q., kishte mundur të hynte në market duke thyer derën me sende të forta. Kjo nuk është vjedhja e parë e kryer nga ana e tij. Policia numëron një sërë grabitjesh, ndërsa rezulton se është i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet rezulton se 33-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të pa identifikuar, ka kryer disa vjedhje të tjera në qytet.

NJOFTIMI NGA POLICIA 

-Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë;

-Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi;

-Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë;

-Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

Sipas policisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të kryer ky person  si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Dosja.al

grabirje librazhd policia

Sondazh

Poll