Aktualitet

Trafikonte klandestinë drejt Britanisë së Madhe, 49-vjeçari shqiptar rrezikon 6 vite burg dhe 152 mijë euro gjobë

Ai ka trafikuar 19 persona, por gjykata ka konstatuar vetëm faktet e 18 shtatorit 2020 për katër persona dhe e ka dënuar me 15 muaj burg dhe 32 mijë euro gjobë.

4 Maj 2023, 12:16 Nga m.s
Trafikonte klandestinë drejt Britanisë së Madhe,
foto ilustruese

BRITANIA E MADHE- Një 49-vjeçar shqiptar, Aleks B.,  rrezikon 6 vite burg, pasi akuzohet se trafikonte klandestinë drejt Britanisë së Madhe. Nga hetimet rezulton se shqiptari me banim në Anderlecht, ka trafikuar 19 persona. Në shkallën e parë ai u largua me 15 muaj burg, sepse gjykata gjeti prova vetëm për 4 persona të trafikuar. Më 18 shtator 2020 dhe 22 janar 2021, përkatësisht katër dhe gjashtë shqiptarë u gjetën në një rimorkio në portin e Zeebrugge. Nga kqyrja e celularëve të tyre u zbulua se ata ishin në kontakt me Aleks B., 49-vjeçarin shqiptar, i cili prej 21 vitesh jeton në Anderlecht pa dokumente qëndrimi. Ai u prangos në shtëpinë e tij në muajin gusht 2021. Ai ka trafikuar 19 persona, por gjykata ka konstatuar vetëm faktet e 18 shtatorit 2020 për katër persona dhe e ka dënuar me 15 muaj burg dhe 32 mijë euro gjobë.

Fakte të mohuara me forcë

Prokuroria publike apeloi pasi, sipas Prokurorit të Përgjithshëm, shqiptari nuk ka “zënë mend” nga e kaluara. Aleks B. ishte dënuar me dy vjet burg për trafikim të qënieve njerëzore në vitin 2014. Mësohet se prokuroria ka gjetur edhe rastet e tjera të kontrabandës të vërtetuara në bazë të hetimeve telefonike, ndaj edhe kërkoi 6 vjet burg dhe 152 mijë euro gjobë.

“Ai është thellësisht i përfshirë në mjedisin kriminal dhe kjo tregon një qëndrim të rrezikshëm”. Hetuesit kanë gjetur edhe rastet e tjera të kontrabandës të vërtetuara në bazë të hetimeve telefonike. Por shqiptari i ka mohuar këto fakte.

Ai tha se i njihte personalisht viktimat që kishin kontakte me të. "Ka të bëjë me të njohurit, miqtë ose familjen e tij". /Dosja.al 

britani e madhe klandestine

Sondazh

Poll