Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt! Dy prokurorë anglezë mbërrijnë në Lezhë, njihen me provat dhe dosjen për britanikët e akuzuar

Prokurorët do të njihen me dosjen dhe më pas do të vendosin nëse do të ekstradojnë britanikët që janë arrestuar pak ditë më parë në Angli, të cilët janë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës.

4 Maj 2023, 11:36 Nga A.B
Vrasja e Ardian Nikulajt! Dy prokurorë anglezë mbërrijnë
Ardian Nikulaj

LEZHË- Dy prokurorë anglezë kanë mbërritur ditën e sotme në Lezhë për të hetuar mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Dy prokurorët do të takohen me zyrtarët dhe prokurorin e kësaj çështje, ku do të njihen nga afër me provat që implikojnë britanikët në vrasjen e Nikulajt.

Po ashtu, prokurorët do të njihen me dosjen dhe më pas do të vendosin nëse do të ekstradojnë britanikët që janë arrestuar pak ditë më parë në Angli, të cilët janë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll