Aktualitet

VIP-i për fushatë! Këlliçi “ironizon” Veliajn: Kam artistin më të madh në krahun tim (VIDEO)

Belind Këlliçi thotë se nuk i duhen VIP-at, pasi ai gëzon mbështetjen e Michael Jackson (i vërtetë)

4 Maj 2023, 10:26 Nga m.s
VIP-i për fushatë! Këlliçi “ironizon” Veliajn:
Belind Këlliçi me te moshuarin

TIRANË -Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka ironizuar pjesëmarrjen e emrave të njohur të skenës shqiptare, që kanë shprehur përmes videove mbështetjen për kryebashkikun Veliaj. Me anë të një postimi në Tik Tok, Këlliçi demostron se nuk i nevojiten personazhet VIP për propagandë, pasi ai ka mbështetje reale nga qytetarët.

Një ndër ta është edhe një i moshuar, që si për ironi të fatit e ka emrin Michael Jackson. Dhe këtë e fakton Belind Këlliçi, për të moshuarin që jeton në Londër. Ai ka ardhur në Tiranë, për të suportuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.

Ja se çfarë shkruan ai bashkëngjitur videos: "Me i madhi, ai që të gjithë artistët duan t’i ngjajnë, në krahun tim. Faleminderit Michael Jackson".

Belind Këlliçi thotë se nuk i duhen VIP-at, pasi ai gëzon mbështetjen e Michael Jackson (i vërtetë). Që në nisje të fushatës, në rrjetet sociale të Veliaj janë parë emra të njohur të ekranit që shprehin bindjet e tyre partiake për të. Madje ka edhe nga ata që më parë kanë shprehur simpatinë për PD-në, por këto zgjedhje i ka gjetur me ndryshim bindjesh. Deri më tani numërohen 19 VIP-a që janë angazhuar për të përkrahur publikisht Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Lista përfshin Rita Orën, Andi Lilën, Çiljeta Xhilagën, Florian Marku, Noizy, Capital T dhe Getta Beqa; Ilir Shaqiri, Ermal Mamaqi, Elvana Gjata etj. /Dosja.al 

belind këlliçi erion veliaj fushate 2023

Sondazh

Poll