Aktualitet

FOTO- Me kallashnikov në dorë! E la të vdekur, momenti kur autori largohet nga banesa e Petrit Vuksanit në Shkodër

Debatet mes Patrit Vuksanit dhe Lekë Vuksanit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia. Kështu mësohet të jetë shprehur para hetuesve autori i vrasjes që tronditi dy ditë më parë Shkodrën.

4 Maj 2023, 11:47 Nga A.B
FOTO- Me kallashnikov në dorë! E la të vdekur, momenti kur autori
Petrit dhe Leke Vuksani

TIRANË- Ky është momenti kur autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani del nga banesa pasi ka kryer krimin. I qetë dhe me kallashnikov në dorë, ai largohet duke humbur gjurmët për gati 21 orë. 

FOTO- Me kallashnikov në dorë! E la të vdekur, momenti kur autori

Debatet mes Patrit Vuksanit dhe Lekë Vuksanit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia. Kështu mësohet të jetë shprehur para hetuesve autori i vrasjes që tronditi dy ditë më parë Shkodrën.

Në ditën e krimit, Vuksani, është shprehur se pasi ka shkuar në banesën e 51-vjeçarit fillimisht janë konfliktuar, më pas e ka qëlluar atë për vdekje me kallashnikov, armë të cilën Lekë Vuksani thotë se ishte në pronësi të viktimës, Petrit Vuksanit.

Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e së martës, në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës . Pasi e qëlloi për vdekje në banesën e tij, Lekë Vuksani u arratis, për t’u arrestuar 21 orë më pas./Dosja.al

petrit vuksani leke vuksani

Sondazh

Poll