Aktualitet

"Jam sëmurë"/ Lefter Alla kërkon masë të butë sigurie, Gjykata cakton mjekët, do zbulohet nëse vuan apo jo nga zemra

Mbrojtja e Allës, tha para disa kohësh para togave të zeza, se ish-zyrtari trajtohet për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli i rrezikonte shëndetin.

4 Maj 2023, 10:25 Nga A.B
"Jam sëmurë"/ Lefter Alla kërkon masë të
Lefter Alla

TIRANË- Pretendimi i ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e se vuan nga zemra, do ta përcaktojnë ekspertët mjeko-ligjorë.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspertët e mjekësisë ligjore për Allën, i cili insiston prej kohësh për një masë më të butë sigurie, për shkak të gjendjes shëndetësore. 

Mbrojtja e Allës, tha para disa kohësh para togave të zeza, se ish-zyrtari trajtohet për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli i rrezikonte shëndetin.

Ish-kryebashkiaku përfundoi nën akuzat e shpallur nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqi, me dyshimet për detyre dhe shkelje të barazisë në tendencë, ku bashkë me zyrtarët e tjerë të Bashkisë dhe anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të Ofertave, thotë Prokuroria e Mirë e Posaçme, në garë e kryebashkiakut, Aqif Kone./Dosja.al

lefter alla

Sondazh

Poll