Sport

Policia ndalon boksierin Wilder për kanabis. I kontrolluan makinën dhe i gjetën një armë: E kaloi gjithë natën në burg...

Dyshohet se punonjësit e policisë i kanë kontrolluar veturën e tij, pasi kanë ndjerë erën e marijuanës së djegur dhe më pas përveç kanabisit kanë gjetur edhe një pistoletë të kalibrit 9 mm, pas së cilës kanë ndaluar boksierin, i cili nuk ka bërë rezistencë.

4 Maj 2023, 08:45 Nga DOSJA

Policia ndalon boksierin Wilder për kanabis. I kontrolluan makinën dhe

SHBA - Duhej të ishte thjesht një kontroll rutinë i të dhënave, por policia në Los Anxhelos ndaloi ish-kampionin botëror të boksit Deontay Wilder (37 vjeç, 43-2-1), i cili kishte një armë zjarri në makinën e tij, për të cilën nuk kishte as patentë.

Siç shkruan TMZ amerikane, gjithçka ndodhi rreth orës 01:15 të natës nga e hëna në të martë, 1 deri më 2 maj dhe ai u ndalua në Hollywood, kur po ngiste Rolls Royce-n e tij. Gjithashtu kishte xhama të zinj të paligjshëm dhe një targë që nuk ishte e shënuar mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Deontay Wilder (@bronzebomber)

Dyshohet se policia e ka kontrolluar veturën, pasi kanë ndjerë erën e marijuanës së djegur dhe pas kësaj, përveç kanabisit kanë gjetur edhe një pistoletë 9 mm, pas së cilës kanë ndaluar boksierin, i cili nuk ka bërë rezistencë por ka bashkëpunuar me policinë. 

Deontay Wilder e liruan pas pesë orësh dhe pyetja është se si do të ndikojë e gjithë kjo në një ndeshje të mundshme kundër Anthony Joshua (33 vjeç, 25-3).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll