Sport

Vdes papritur kampionia olimpike dhe botërore, sprinterja amerikane 32-vjeçare…

Sprinterja amerikane Tori Bowie vdiq papritur në moshën 32-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur agjencia e saj e menaxhimit Icon Management. Nuk është raportuar shkaku i vdekjes.

4 Maj 2023, 08:25 Nga DOSJA

Vdes papritur kampionia olimpike dhe botërore, sprinterja amerikane

SHBA - Bowie ka qenë ndër vrapueset më të mira femra në vitet e fundit. Në Lojërat Olimpike 2016 në Rio de Zhaneiro, ajo fitoi me SHBA-të medalje ari në 4x100 metra stafetë, argjendin në garën e 100 metrave dhe bronzin në 200 metra. Një vit më vonë, në kampionatin botëror në Londër, ajo u bë kampione e 100 metra dhe gjithashtu fitoi medaljen e artë në garën e stafetës për SHBA.

Vdes papritur kampionia olimpike dhe botërore, sprinterja amerikane

"Ne jemi të dëshpëruar të ndajmë lajmin shumë të hidhur, që Tori Bowie ka ndërruar jetë. Kemi humbur një sportiste, një mike të dashur, një vajzë dhe një motër. Tori ishte një kampione, një rreze drite që shkëlqeu kaq shumë. Jemi të shkatërruar dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e saj”,- thuhet në njoftimin e agjencisë së menaxhimit.

USA Track and Field tha se "ndikimi i Bowie në sport është i pamatshëm" dhe asaj do t'i mungojë shumë. Tori Bowie gjithashtu ka konkurruar edhe në garën e kërcimit së gjati.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll