Sport

Lazio fiton dhe ia lë festën në dorë të Napolit, Interi asgjëson Veronën, ndërsa Juventusi zë vend në Champions...

Në javën e 33-të të Serisë A kanë fituar të gjitha skuadrat që në letër ishin më të forta se kundërshtarët e tyre, mes ekipeve në garë për zonën e Champions vetëm Milani zhgënjeu

3 Maj 2023, 23:13 Nga DOSJA

Lazio fiton dhe ia lë festën në dorë të Napolit, Interi

ITALI - Misioni i realizuar për Lazion që mundi 2-0 Sassuolo-n në ndeshjen e 33-të të Serisë A dhe shtyu festën e Scudetto-s për Napolin. Bardhekaltrit kaluan në epërsi falë Felipe Anderson (15') dhe më pas dyfishuan në kohën shtesë ( 92' ) me rrjetën e Basic për t'i dhënë Sarri suksesin e 150-të të Serisë A në karrierën e tij. Sassuolo tentoi disa herë të kërkonte golin e barazimit, por që iu dorëzua fatit të keq dhe traversës që goditi Frattesi. Topi i kalon tashmë Napolit, i cili edhe në rast barazimi në Udine do të kurorëzohet për herë të tretë kampion i Italisë.

Lazio fiton dhe ia lë festën në dorë të Napolit, Interi

Verona-Inter 0-6

Gjithçka e lehtë për Interin, i cili në ndeshjen e 33-të të Serisë A, mundi Veronën 6-0, suksesi i tretë radhazi në ligë dhe mbeti i vetëm në vendin e katërt, përpara Milanit dhe Romës. Në Bentegodi kishte vetëm një ndeshje gjysmë ore deri në autogolin e bujshëm të Gaich, i cili “u tall” me portierin e tij Montipò (31') me një goditje me kokë si zhytje. Më pas brenda një minute, mes 37' dhe 38', zikaltrit e mbyllën ndeshjen me një të djathtë të shkëlqyer nga Calhanoglu dhe një tjetër goditje nga Dzeko, i cili gjeti golin që i mungonte në kampionat që nga 4 janari. Në pjesën e dytë pati edhe hapsirë në këtë sukses edhe për Lautaro Martinez që shënoi dy here në minutën e 55' dhe të 92', ndërkohë që edhe boshnjaku shënoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe të gjashtin e takimit në minutën e 61’-të. Me këtë humbje Verona mbetet e treta nga fundi së bashku me Spezian.

Lazio fiton dhe ia lë festën në dorë të Napolit, Interi

Juventus-Lecce 2-1

Pas një prilli makthi, Juventusi është kthyer në rrugët e fitoreve në kampionat. Në javën e 33-të të Serisë A, skuadra e Allegrit mposhti 2-1 Lecce-n dhe arriti në kuotën e 63 pikëve në zonën e Champions League. Në “Allianz Stadium” në pjesën e parë,  Paredes (15') zhbllokon ndeshjen nga gjuajtja e lirë, më pas Ceesay në minutën e 36' barazon nga penalltia ndërkohë që Vlahovic në të 41'-n dyfishon epërsinë e bardhezinjëve me një gjuajtje të bukur në zonë. Në pjesën e dytë, gjuajtja e Danilos godet shtyllën dhe Ceesay humbet një rast të madh me kokë, por shifrat e ndeshjes mbetën po ato 2-1

Lazio fiton dhe ia lë festën në dorë të Napolit, Interi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll