Sport

Lajm 'BOMBE’! Ronaldo ka vendosur: Do të largohet nga Al-Nassr dhe po negocion me presidentin Perez për t'u kthyer te Reali...

Cristiano Ronaldo (38 vjeç), ylli i kombëtares së Portugalisë, është afër një transferimi me bombë te Real Madrid.

3 Maj 2023, 21:56 Nga DOSJA

Lajm 'BOMBE’! Ronaldo ka vendosur: Do të largohet nga Al-Nassr

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, transferim bombë te Real Madrid? Portugezi ka marrë vendimin: do të largohet nga Al-Nassr dhe ka nisur negociatat me Florentino Perez për t'u kthyer në Spanjë!

Edhe pse së fundi ka ardhur te Al Nassr, Cristiano Ronaldo nuk është stabilizuar në Arabinë Saudite dhe dëshiron të largohet sa më shpejt nga grupi që i paguan 200 milionë euro deri në vitin 2025.

Futbollisti 38-vjeçar dëshiron të heqë dorë nga milionat e ofruara nga sheikët e Al Nassr-it dhe po përgatit rikthimin e tij në Evropë dhe tashmë ka nisur bisedimet me Florentino Perez për t'u rikthyer në Real Madrid.

Sipas mediave në Spanjë, Cristiano Ronaldo është i lodhur nga problemet që ka që kur pranoi ofertën për të luajtur në Arabinë Saudite dhe dëshiron me çdo kusht të kthehet në Evropë, në Spanjë, ku u takua me Georgina Rodriguez, interesi për të cilën thuhet se ka rënë që kur çifti u transferuan në Arabi.

Lajm 'BOMBE’! Ronaldo ka vendosur: Do të largohet nga Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ka luajtur për Real Madridin midis korrikut 2009 dhe korrikut 2018, pasi skuadra spanjolle e bleu atë nga Manchester United për 94 milionë euro. Në korrik 2018, ylli luzitanian u transferua te Juventusi për shumën prej 117 milionë eurosh.

Në fanelën e Madridit, Cristiano Ronaldo luajti në 438 ndeshje, shënoi 450 gola dhe dha 131 asistime vendimtare. Në nëntë vitet e tij te Real Madrid, luzitani fitoi 16 trofe.

“Kur nënshkruan për Real Madridin, ndjen se fitimi i Champions League është një lloj obsesioni, të gjithë ishin të fiksuar pas fitimit të trofeut numër 10. Ne kishim fituar Champions League katër herë në pesë vjet. Është ‘wow’. 

Por mendoj se mund të kishim fituar më shumë herë. E dhjeta ishte më e veçanta nga të gjitha, finalja u luajt në Portugali. Është një moment që do ta kujtoj për pjesën tjetër të jetës sime”,- ka thënë Ronaldo, sipas Madrid Universal.

B.T (Dosja.al)  

 

Sondazh

Poll