Lazio fiton dhe ia lë festën në dorë të Napolit, Interi asgjëson Veronën, ndërsa Juventusi zë vend në Champions...
ITALI - Misioni i realizuar për Lazion që mundi 2-0 Sassuolo-n në ndeshjen e 33-të të Serisë A dhe shtyu festën e Scudetto-...
Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0.
ANGLI - Mbrëmjen e kësaj të mërkure u zhvilluar dy ndeshje të prapambetura nga raundi i 28-të i Premier League, ajo mes Manchester City-West Ham dhe Liverpool-Fulham City. Manchester City bind ndaj West Ham dhe rikthehet në krye të renditjes së Premier League.
Sfida e prapambetur e javës së 28-të mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0. Sfida u dominua e gjitha nga skuadra e Guardiolës, megjithatë pjesa e parë nuk solli gola. U desh minuta e 50’ që pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Mahrez, Ake gjeti rrjetën me një goditje me kokë, duke zhbllokuar sfidën.
Në minutën e 70-të Erling Haaland do të realizonte golin e sigurisë me një parabolë. Në këtë ndeshje norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andry Cole dhe Alan Shearer, dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League.
Ndërsa Foden në minutën e 85-të do të realizonte një goditje spektakolare dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi. Pas këtij takimi Manchester City kryeson me 79 pikë, një më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por me “citizens” që numërojnë një ndeshje më pak, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë.
Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0. U desh një ndërhyrje e gabuar nga Diop ndaj Nunez që Liverpool të fitonte një penallti, e cila u ekzekutua nga Salah në minutën e 39-të, që zhbllokoi këtë takim.
Më pas përtej tentativave nga të dyja skuadrat për të gjetur golin, takimi u vulos nga goli i vetëm, ai i Salah. Pas kësaj përballjeje Liverpool renditet në vend të pestë me 59 pikë, teksa Fulham në vend të 10-të me 45 pikë të grumbulluara.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Misioni i realizuar për Lazion që mundi 2-0 Sassuolo-n në ndeshjen e 33-të të Serisë A dhe shtyu festën e Scudetto-...
ITALI - Milani bën "harakiri" në San Siro përballë Cremoneses duke u barazuar në kohën shtesë 1-1, atëherë kur m&eu...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, transferim bombë te Real Madrid? Portugezi ka marrë vendimin: do të largohet nga Al-Nassr dhe ka nisur...
FRANCE - Leo Messi ka 'ikur' me familjen e tij në Riad, për të përmbushur rolin e tij si ambasador i turizmit të Arabisë Sa...
ANGLI - Gjatë kohës së tij te Barcelona, Pep Guardiola pati shansin ta drejtonte Lionel Messin për katër vjet. Së fundmi, t...
SHBA - Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin Telemundo. Pique udh&eum...
TIRANE - Vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, mbledhur ditën e sotme janë: 1. KF Erzeni, pë...
RUSI - Klubi i tij, CSKA i Moskës, njoftoi se basketbollisti 34-vjeçar u sulmua para një restoranti dhe ai është dërguar me ur...
SHBA - Pas nënshkrimit me klubin saudit Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ishte sportisti më i paguar në botë në vitin 2023, sipas renditjes ...
AUSTRALI - Vdekja e Kristen Mitchell ka shkaktuar tronditje jo vetëm në Australi, por edhe në botën e mundjes. Kampionia e mundj...