Sport

VIDEO / Milani bën harakiri, barazon me Cremonese në shtesë, Championsi më larg

Me këtë barazim kuqezinjtë tashmë janë në rrezik shumë të madh që vitin e ardhshëm të mos marrin pjesë në Champions League

3 Maj 2023, 22:56 Nga DOSJA
VIDEO / Milani bën harakiri, barazon me Cremonese në shtesë,

ITALI - Milani bën "harakiri" në San Siro përballë Cremoneses duke u barazuar në kohën shtesë 1-1, atëherë kur më tepër i duhej një fitore për të mbajtur ende gjallë shpresat e qëndrimit në zonën e Champions në Serinë A.

Teksa “kuqezinjtë” e Piolit ishin në kërkim të golit të avantazhit, Cremonese ka suripizuar gjithë “San Siro”-n duke zhbllokuar të parët sfidën në minutën e 77′-të.


Një krosim i gjatë nga mbrojtja në sulm kapet nga nigeriani David Okereke, i cili pasi driblon i vetëm dyshen Thiaw-Kalulu çon topin në rrjetën e Maignan. Rezultati shkon në 0 me 1.

Pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve duke futur në pjesën e dytë edhe lojtarët e formacionit bazë si Leao, Diaz apo Giroud, kjo tentativë e Piolit për ritacion kushtoi shumë  duke parë që rivalët e Milanit për vendin e katërt fituan. Megjithatë ashtu si në ndeshjen me Romën, këtë herë ishte Messias ai i cili mban disi gjallë ndeshjen duke evituar të paktën humbjen.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll