VIDEO/ Gjimshiti rikthehet protagonist me Atalantën, jep asistin e golit
ITALI - Atalanta triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Spezias, duke u afruar edhe më shumë me zonën Champions të renditjes, teksa protagonist k&e...
Pas javës së 33-të, Atletico Madrid ngjitet në vend të dytë me 69 pikë, një më shumë se Real Madrid që bien në vend të tretë, teksa Cadiz renditet në vend të 15-të me 35 pikë.
SPANJE - Atletico Madrid mori fitoren e thellë 5-1 ndaj Cadiz në takimin e raundit të 33-të të La Liga, duke u ngjitur në vend të dytë në renditje. Skuadra e Simeones gjeti rrugën drejt rrjetës që në minutën e 2’, me Griezmann që zhbllokoi sfidën pas asistit të dhënë nga Carrasco.
Në minutën e 27’ do të ishte po francezi, ai i cili do të shënonte, duke realizuar golin e dytë personal dhe golin e sigurisë për ekipin e tij dhe duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0. Në minutën e 49’, Morata do të shënonte golin e tretë për Atletico Madrid.
Vendasit nuk u ndalën me kaq, pas një penalltie të fituar, Carrasco do të merrte përsipër ekzekutimin e saj dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 57’. Ndërsa miqtë tentuan të reagonin, me Lozanon që shënoi golin e vetëm të Cadiz në minutën e 72’.
Kundërpërgjigja e vendasve ishte e shpejtë, vetëm një minutë më pas, më saktë në minutën e 73’ Molina realizoi golin e pestë dhe të fundit për Atletico Madrid në këtë përballje.
Pas javës së 33-të, Atletico Madrid ngjitet në vend të dytë me 69 pikë, një më shumë se Real Madrid që bien në vend të tretë, teksa Cadiz renditet në vend të 15-të me 35 pikë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Atalanta triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Spezias, duke u afruar edhe më shumë me zonën Champions të renditjes, teksa protagonist k&e...
ANGLI - Mbrëmjen e kësaj të mërkure u zhvilluar dy ndeshje të prapambetura nga raundi i 28-të i Premier League, ajo mes Manchester...
ITALI - Misioni i realizuar për Lazion që mundi 2-0 Sassuolo-n në ndeshjen e 33-të të Serisë A dhe shtyu festën e Scudetto-...
ITALI - Milani bën "harakiri" në San Siro përballë Cremoneses duke u barazuar në kohën shtesë 1-1, atëherë kur m&eu...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, transferim bombë te Real Madrid? Portugezi ka marrë vendimin: do të largohet nga Al-Nassr dhe ka nisur...
FRANCE - Leo Messi ka 'ikur' me familjen e tij në Riad, për të përmbushur rolin e tij si ambasador i turizmit të Arabisë Sa...
ANGLI - Gjatë kohës së tij te Barcelona, Pep Guardiola pati shansin ta drejtonte Lionel Messin për katër vjet. Së fundmi, t...
SHBA - Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin Telemundo. Pique udh&eum...
TIRANE - Vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, mbledhur ditën e sotme janë: 1. KF Erzeni, pë...
RUSI - Klubi i tij, CSKA i Moskës, njoftoi se basketbollisti 34-vjeçar u sulmua para një restoranti dhe ai është dërguar me ur...