Konflikt fizik midis Gerard Pique dhe vëllait të Shakirës, ndërhyjnë forcat e sigurisë...
SHBA - Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin Telemundo. Pique udh&eum...
Trajneri Pep Guardiola nuk hezitoi dhe pranoi, se Lionel Messi është shumë më i mirë se sulmuesi i tij te Manchester City, norvegjezi Erling Haaland.

ANGLI - Gjatë kohës së tij te Barcelona, Pep Guardiola pati shansin ta drejtonte Lionel Messin për katër vjet. Së fundmi, trajnerit aktual të Manchester Cityt, iu kërkua të zgjedhë mes superyllit argjentinas dhe sulmuesit të tij nga kampi anglez, norvegjezi Erling Haaland.
Spanjoli tha se shpreson që norvegjezi të arrijë nivelin e kampionit të botës, dhe kjo për shkak se ai e konsideron atë lojtarin më të kompletuar në botë.
“Messi apo Haaland? Nuk mund të krahasosh asnjë lojtar me Messin. Leo është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë. Vizioni, pasimet, konkurrenca, shumë gjëra... Shpresoj që Haaland të afrohet më shumë me Leon, do të ishte mirë për ne”,- tha Guardiola.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit është golashënuesi më i mirë në Premier League ashtu edhe në Champions League. Sulmuesi i “Qytetarëve” ka arritur kuotën e 50 golave të shënuar për skuadrën e drejtuar nga Guardiola.
Skuadra e “Etihad Stadium” po lufton me Arsenalin për titullin kampion të Anglisë dhe do të luajë në gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm të Champions League. Grupi nga Mançesteri do të duelojë me Real Madridin, bartësin e trofeut dhe skuadrën që ka fituar më së shumti trofe të këtij lloji, 14 në numër.
Megjithatë, Pep Guardiola pranoi se Erling Haaland ka një cilësi, që Lionel Messi nuk e ka. Trajneri i Mançester Sitit tha se norvegjezi ka një avantazh të madh dhe kjo sepse ai gjithmonë futet në fushë me buzëqeshje në fytyrë.

“Haaland është gjithmonë i lumtur, gjithmonë i buzëqeshur. Leo Messi shënonte dy gola, por kur nuk arrinte të shënonte të tretin, u mërzitej pak.
Në vend të kësaj, Erling është gjithmonë në një humor të jashtëzakonshëm. Edhe në momentet e vështira në fillim të sezonit, kur njerëzit thoshin se nuk do të përshtatej, ai erdhi në stërvitje me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe përshëndeti të gjithë. Ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në ekipin tonë dhe jo vetëm në fushë”, ka thënë trajneri Guardiola.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin Telemundo. Pique udh&eum...
TIRANE - Vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, mbledhur ditën e sotme janë: 1. KF Erzeni, pë...
RUSI - Klubi i tij, CSKA i Moskës, njoftoi se basketbollisti 34-vjeçar u sulmua para një restoranti dhe ai është dërguar me ur...
SHBA - Pas nënshkrimit me klubin saudit Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ishte sportisti më i paguar në botë në vitin 2023, sipas renditjes ...
AUSTRALI - Vdekja e Kristen Mitchell ka shkaktuar tronditje jo vetëm në Australi, por edhe në botën e mundjes. Kampionia e mundj...
SPANJE - Është “bomba” e parë e madhe e merkatos së verës: Jude Bellingham është një hap larg të qenit ...
GJERMANI - Bayern Munich pritet të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me organikën e tij. Atmosfera te b...
ANGLI - Arsenali e ka mbajtur vendin e parë në Premier League për thuajse të gjithë sezonin, por në fund duhet ta dorëzojn&eu...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo pranoi ofertën legjendare të Al Nassr-it dhe u transferua në Arabinë Saudite. Por ky fakt duk...
ANGLI - Dje në “Emirates”, gjatë ndeshjes Arsenal - Chelsea 3-1, një tifoz 21-vjeçar i Arsenalit u arrestua pasi nga...