Politike

Berisha flet për mbrojtjen e votave: Ne do jemi aty, jo me armë por në krye të detyrës

Berisha u shpreh se do të jenë në terren për të mbrojtur çdo votë, jo me armë, po do jenë aty në krye të detyrës.

3 Maj 2023, 21:34 Nga I.A
Berisha flet për mbrojtjen e votave: Ne do jemi aty, jo me armë por
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama ka marrë një vendim për të rrëmbyer zgjedhjet, që siç theksoi nuk do ta lejojnë. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Berisha u shpreh se do të jenë në terren për të mbrojtur çdo votë, jo me armë, po do jenë aty në krye të detyrës.

“Çfarë do bëjmë ne, ne jemi aty në çdo moment, në çdo sekondë, do jemi aty. Nuk jemi me armë, por jemi aty, në krye të detyrës. Në mënyrë absolute ne kemi vetëm një mision; rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kush është Edi Rama për votën e lirë po e fakton çdo ditë. Nëse ne nuk do ishim të pranishëm, ne përjashtonim veten nga e drejta e reagimit”, tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll