Politike

Berisha i habitur nga filmimet: Vulgare, e turpshme! Ju tregoj ç'kam parë në terren

Berisha denoncoi faktin që sipas tij, punonjës të bashkive filmojnë qytetarët që marrin pjesë në takimet e tij në mënyrë që t’u bëjnë presion.

3 Maj 2023, 21:20 Nga I.A
Berisha i habitur nga filmimet: Vulgare, e turpshme! Ju tregoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka parë shumë entuziazëm në takimet e tij me qytetarët, që siç theksoi nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Berisha denoncoi faktin që sipas tij, punonjës të bashkive filmojnë qytetarët që marrin pjesë në takimet e tij në mënyrë që t’u bëjnë presion.

“Ka një entuziazëm të qytetarëve që me ty veç idealeve nuk kanë lidhje tjetër. Në të gjitha sallat tona nuk ka asnjë pushtetar, janë qytetarë që vijnë, që në mënyrën më primitive, më vulgare dalin dhe i filmojnë punonjës të bashkisë vetëm për t’i frikësuar, që ti ke në punë, këtë ke atë. Nuk kisha parë gjë të tillë që nga vite 90, këta dilnin haptas, por njerëzit nuk pyesnin fare”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll