Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ Kryemadhi: Rama është i pasigurt, kërkon të demotivojë dhe çorientojë qytetarët

Kryemadhi u shpreh se koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kanë tre vëzhgues dhe u shpreh se qytetarët nuk duhet që të shqetësohen për vjedhje votash, pasi nuk do të ndodhin.  

3 Maj 2023, 21:29 Nga I.A
Zgjedhjet e 14 majit/ Kryemadhi: Rama është i pasigurt, kërkon
Monika Kreymadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kreymadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama është i pasigurt dhe ndaj kërkon të çorientojë votuesit dhe t’i demotivojë ata për të mos votuar. E ftuar në emisionin 'Open' në Neës24, Kryemadhi u shpreh se koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kanë tre vëzhgues dhe u shpreh se qytetarët nuk duhet që të shqetësohen për vjedhje votash, pasi nuk do të ndodhin.  

“Rama është i pasigurt, historia fokusohet tek teknalitetet. E rëndësishme është te fleta e votimit. Ftoj gjithë qytetarët të votojnë për koalicionin “BF”. Po hyri fleta e votimi në kuti, nuk tjetërsohet. KQZ-së duhet ti kërkojë llogari për votimin elektronik. Kjo është e rëndësishme  në marrëdhënien me KQZ, pjesa tjetër është motivim i votuesit. Ne si koalicion kemi tre vëzhgues. PD ka rënë dakord për të marrë komisionarët, për të mos thënë dhe votuesit”, tha Kreymadhi.

monika kreymadhi edi rama

Sondazh

Poll