Politike

Aleanca Berisha-Meta? Escobar-shqiptarëve: Të mos kthehemi pas, mund të shikojmë nga e ardhmja

Gabriel Escobar tha se aleanca mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përkthehet si një hap pas.

3 Maj 2023, 19:21 Nga k.m.
Aleanca Berisha-Meta? Escobar-shqiptarëve: Të mos kthehemi pas, mund
Gabriel Escobar dhe Sali Berisha

TIRANË- Gabriel Escobar ka huazuar gjuhën e maxhorancës gjatë kësaj fushate zgjedhore për të përcjallë një mesazh. Sipas tij, të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin. Deklaratën e ka bërë në një intervistë që ka dhënë për Report Tv, ku i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar tha se aleanca mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përkthehet si një hap pas.

“Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes. Do të preferoja të mos komentoja  shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite. Shqipëria ka ecur përhapa në integrimin eurtoatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e agjendën,”-u shpreh ai.

Në vizitat që Gabriel Escobar ka bërë më parë në Shqipëri, e ka shprehur disa herë se edhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet, "non grata" nuk do t'i hiqet. Duke e cilësuar si “e shkuara e vendit”, Escobar tha në këtë intervistë se SHBA është shumë e qartë në qëndrimin e saj ndaj personave që janë sanksionuar për “korrupsion” dhe “minim të demokracisë”. Po ashtu, në të gjitha takimet e tij por edhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë, duket se është planifikuar takimi me Berishën dhe me mbështetësit e tij.

gabriel escobar sali berisha

Sondazh

Poll