Art&Argëtim

Shkrimtarët e Hollywood-it në grevë/ Nga 'The Tonight Show' i Jimmy Fallon te 'Comedy Central’s Daily Show', KËTO janë shfaqjet televizive që do të ndërpresin transmetimin

Greva pritet të ketë një ndikim të shpejtë te teleshikuesit, pasi shumë nga programet më të pëlqyera do ndërpriten. 

3 Maj 2023, 20:30 Nga a.l
Shkrimtarët e Hollywood-it në grevë/ Nga 'The Tonight
Jimmy Fallon

Më shumë se 11.000 shkrimtarë të televizionit dhe filmit janë në grevë pasi sindikata e tyre kërkon një marrëveshje për paga më të mira dhe siguri në punë. Për pasojë, mediat e huaja raportojnë se, shfaqjet komike janë ndërprerë në SHBA. 

Greva e Skuadrës së Shkrimtarëve të Amerikës (WGA) është më e madhja e këtij lloji që nga viti 2007 dhe ka ndikuar në disa nga shfaqjet më të ndjekura të televizionit. Greva pritet të ketë një ndikim të shpejtë te teleshikuesit, pasi shumë nga programet më të pëlqyera do ndërpriten. 

Cilat janë programet që do të ndërpresin transmetimin në televizion? 

Shfaqja e NBC, The Tonight Show me Jimmy Fallon në protagonist, Comedy Central’s Daily Show me Trevor Noah dhe Jimmy Kimmel Live nga ABC, të gjithë bënë plane për të shfaqur ritransmetime, së bashku me The Late Show të CBS me Stephen Colbert dhe NBC’s Late Night me Seth Meyers.

tv show jimmy fallon

Sondazh

Poll