Art&Argëtim

Veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton Tiranën

Aktori i njohur amerikan Danny Glover ka vizituar sot Akademinë e Arteve në Tiranë, pas vizitës në Krujë ditën e djeshme.

2 Maj 2023, 09:52 Nga a.d
Veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton
Danny Glover & Kastriot Çaushi

TIRANË- Një tjetër yll hollivudian i është shtuar listës së të famshmëve që kanë vizituar Shqipërinë, dhe është pikërisht aktori i njohur amerikan Danny Glover.

Ditën e djeshme ai vizitoi muzeun “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” në Krujë, ndërsa sot u kthye në Tiranë për të parë nga afër Akademinë e Arteve. I shoqëruar nga aktori i njohur Kastriot Çaushi, i cili është dhe rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë, Glover ka parë ambientet e universitetit dhe ka biseduar me aktorë dhe pedagogë. Bëhet me dije se vizita e tij vjen pas ftesës që bashkia Tiranë i ka dërguar atij për të mësuar më shumë mbi heroin tonë kombëtar dhe historinë e Shqipërisë.

Veshur me fanellën kuqezi, në pjesën e pasme të të cilës shkruhej emri i tij, ai pozoi bashkë me Çaushin, duke mos harruar bërjen e simbolit tonë kombëtar me duar.

Veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton
Danny Glover

danny glover

Sondazh

Poll