Art&Argëtim

Yjet që u veshën si macja e Karl Lagerfeld në mbrëmjen e Met Gala

Në një prej mbrëmjeve më të rëndësishme të industrisë së modës, Met Gala, disa prej yjeve zgjodhën një mënyrë të pazakontë për të përkujtuar dizajnerin Karl Lagerfeld.

2 Maj 2023, 16:29 Nga a.d
Yjet që u veshën si macja e Karl Lagerfeld në mbrëmjen e
Lil Nas & Jared Leto & Doja Cat

SHBA- Tematika e Met Gala për këtë vit ishte një homazh për të përkujtuar dizajnerin e njohur Karl Lagerfeld. Lagerfeld ka qenë drejtori kreativ për Chanel që nga viti 1983 e deri në vdekjen e tij, në 2019-tën.

Si një njeri me influencë të jashtëzakonshme dhe ndikim të madh në industrinë e modës, homazhet për të, të pasquruara në veshjet e të ftuarve, ishin të pritshme. Ajo që nuk pritej dhe aq, ishin veshjet e inspiruara nga macja e tij. Choupette ështe macja e Lagerfelt, e cila duket se pasqyron shumë të zotin e saj, i cili si look tipik kishte syzet dhe flokët e bardhë të kapur bisht.  Megjithëse Choupette nuk ishte në tapetin e kuq të Met Gala, disa yje vendosën t’a përfaqësonin atë në këtë mbrëmje.

Yjet që u veshën si macja e Karl Lagerfeld në mbrëmjen e
Syzet. flokët e kapura bisht dhe macja e dashur Choupette, ishin pjesë e look-ut të Karl Lagerfeld.

Doja Cat dhe Jared Lettro morën vëmendjen e të ftuarve dhe fansave kur erdhën ‘të maskuar’ si macja e Karl. Doja Cat e veshur me një fustan të krijuar nga Oscar de La Renta, e kompletoi look-un e saj me veshë maceje që shkëlqenin njëlloj si fustani, dhe me transformimin e tipareve të saj, për t’i ngjasuar atyre të një maceje. Doja qendroi në rol gjatë gjithe natës, duke i'u përgjigjur me ‘Meow’ çdo pyetjeje të intervistuesve.

Jared Leto e mori edhe më seriozisht këtë mbrëmje , duke u shfaqur poshtë një kostumi me gëzof, si një maskotë. Nëse nuk do kishte hequr kokën gjigande prej maceje, me shumë gjasa nuk do t’a kishim kuptuar kush gjendej poshtë tij. 

Yjet që u veshën si macja e Karl Lagerfeld në mbrëmjen e
Jared Leto

Nga ana tjetër, Lil Nas eci në tapetin e kuq me një veshje të ngushtë mbular me gurë dhe xixa. Mustaqet dhe kthetrat e kristalta na bënë të kuptonim që ai gjithashtu ka dashur të sjellë versionin e tij të Choupette. Ashtu si Doja, në këtë mbrëmje ai u përgjigj ashtu si çdo mace tjetër : Meow! 

Yjet që u veshën si macja e Karl Lagerfeld në mbrëmjen e
Lil Nas

metgala karl lagerfeld doja cat lil nas x jared leto

Sondazh

Poll