Art&Argëtim

"Kaq ndryshe nga e para", Rihanna tregon vështirësitë që po përjeton në shtatzëninë e dytë

Rihanna duket shtatzëninë e dytë po e përjeton shumë më vështirë se ajo e para.

3 Maj 2023, 10:54 Nga f.i
"Kaq ndryshe nga e para", Rihanna tregon vështirësitë
Rihanna

SHBA- Rihann u shfaq në Met Gala me një fustan të bardhë Valentino dhe barku i saj i rrumbullakosur ‘rrëmbeu’ vemendjen e të gjithëve. Pyetjet rreth shtatzënisë së dytë nuk kishin si të mungonin nga gazetarët dhe Rihanna duket shtatzëninë e dytë po e përjeton shumë më vështirë se ajo e para. Ndërsa qëndronte jashtë Muzeut Metropolitan të Artit, ajo u pyet se si po shkon shtatzënia e saj e dytë, shkruajnë mediat e huaja.

'Ndihem mirë, kam energji por definitivisht nuk kam mall. Gjithçka është shumë e ndryshme në krahasim me shtatzëninë e parë. Kam shumë të vjella por përsëri po e shijoj”,-tha këngëtarja.

Rihanna gjithashtu zbuloi se ishte ndjerë e lodhur gjatë gjithë shtatzënisë së saj të parë dhe kërkonte shumë ëmbëlsira. Teksa fliste për djalin e saj, fëmijën e saj të parë me ASAP Rocky, Rihanna zbuloi se është e dashuruar me djalin e saj:

“Jam e dashuruar, jam e fiksuar dhe nuk jam penduar. Ai po rritet shumë, është i bukur, një fëmijë i lumtur”,-shprehu Rihanna.

Rihanna dhe i dashuri i saj dukeshin shumë të dashuruar teksa hynë në MET Gala në Muzeun Metropolitan të Artit. Një vit më parë, çifti mirëpriti djalin e tyre por emri i vogëlushit ende nuk është bërë i ditur.

shtatzenia e rihanna-s rihanna

Sondazh

Poll