Art&Argëtim

E revoltoi një fans, aktori merr vendimin drastik për dhënien e autografeve

2 Maj 2023, 13:14 Nga m.s
E revoltoi një fans, aktori merr vendimin drastik për dhënien e
Bill Hader

SHBA- Bill Hader, ylli i serialit televiziv "Barry", zbuloi në podkastin "Happy, Sad, Confused" se ai nuk jep më autografe.

Aktori përmendi një incident ku një fans e përdori fëmijën e tij për ta bërë Haderin të nënshkruante një lodër BB-8 për ta shitur në internet. Takimi ndodhi në orën 03:00 pas premierës së "Inside Out" dhe fansi e mbajti fëmijën zgjuar gjithë natën për të shkuar të merrte autografin e aktorit.

Hader e konsideroi incidentin të papranueshëm dhe tani refuzon të nënshkruajë: "Unë thashë, ajo që ndodhi është krejtësisht m*t... kështu që tani, thjesht nuk po firmos asgjë". /Dosja.al

bill hader fansat

Sondazh

Poll