Art&Argëtim

Ofendoi studentët e shkollave fetare, këngëtarja turke dënohet me 10 muaj burg për ‘nxitje të urrejtjes’

Ajo gjatë një performance u shpreh se "perversiteti" i një prej muzikantëve të saj vinte pasi ai kishte ndjekur një shkolle fetare.

3 Maj 2023, 19:28 Nga I.A
Ofendoi studentët e shkollave fetare, këngëtarja turke
Gulsen Colakoglu

TURQI- Një gjykatë turke vendosi të dënojë këngëtaren pop Gulsen 10 muaj burg me kusht. Gulsen u akuzua për nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë për një 'shaka' me shkollat ​​fetare të Turqisë. Gulsen, emri i plotë i së cilës është Gulsen Colakoglu, u burgos në gusht të vitit të kaluar dhe më vonë u vu në arrest shtëpiak. Ajo gjatë një performance u shpreh se "perversiteti" i një prej muzikantëve të saj vinte pasi ai kishte ndjekur një shkolle fetare.

Gulsen e bëri komentin në skenë muaj më parë, por veprimet u morën vetëm kur një video e saj u ripublikua nga media e përditshme pro-qeveritare në gusht, duke shkaktuar një zhurmë brenda Partisë Konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Gjykata në Stamboll e shpalli atë fajtore për akuzën dhe fillimisht e dënoi me një vit burg. Por më vonë ajo uli dënimin. Gulsen kishte kërkuar falje për çdo ofendim që u shkaktoi të diplomuarve të shkollave fetare, por hodhi poshtë me forcë akuzat se kishte për qëllim të nxiste urrejtje.

gulsen colakoglu

Sondazh

Poll