Art&Argëtim

Liverpool-i nis përgatitjet për festivalin e Eurovizionit, qytetarët e presin me padurim

Liverpooli nis përgatitjet për një nga konkurset më popullore të muzikës, Eurovizionin, i cili pritet të fillojë më 9 maj.

2 Maj 2023, 16:58 Nga a.d
Liverpool-i nis përgatitjet për festivalin e Eurovizionit,
Skena e Eurovizion 2023, Liverpool

Angli-Liverpooli nis përgatitjet për një nga konkurset më popullore të muzikës, Eurovizionin, i cili pritet të fillojë më 9 maj. Qyteti britanik është duke mirëpritur qytetarë dhe fansa të këtij eventit muzikor, të cilët u shprehën se po i presin me padurim netët e Eurovizionit.

Për të qenë i sinqertë me ju, do të thosha se qyteti po kërcen,  me të vërtetë e presim me padurim eventin. Kudo që shkoni ka shenja te Eurovizionit, të gjithë janë gati për të. Do të jetë diçka e bukur”-tha Will Cillan, banor i Liverpool-it.

Do të sjellë shumë para në qytet, biznesi i hoteleve, baret  – madje edhe taksitë.  Do të jetë diçka  e shkëlqyer për qytetin”- nënvizon Roberto Morecroft, një tjetër banor.

Të apasionuarit pas festivalit  të Eurovizionit kanë filluar tashmë të mbërrijnë, për të përjetuar momentet e para si dhe për t’u organizuar e për të qenë gati për netët e këngës. Qytetarët presin në radhë me shpresën për të gjetur bileta.  “Parashikohet që Eurovizioni me 25 milionë paund të ndikojë ekonominë  në Merseyside dhe përtej kësaj do të ketë 5% rritje sa i përket turistëve europianë që vijnë në këtë qytet çdo vit” – thotë Luke Hanrahan, korrespondent i Euronews.

Brenda arenës, në sallën e madhe të  Liverpool-it,  është projektuar imazhi me temën e ‘bashkimit, festës dhe komunitetit’. Për të përforcuar më shumë këtë ide dhe për të treguar solidaritet, kolona zanore e këtij viti që do dëgjohet në sallë, është shkruar nga kompozitori ukrainas Michael Nekrasov./Euronews

eurovizion liverpool

Sondazh

Poll