Sport

Shorti i Nations League 2023-2024 për femra, Shqipëria njeh rivalët në grupin B1...

FSHF do të diskutojë me homologët e saj, për të përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve, të cilat do të nisdin në shtator

3 Maj 2023, 09:10 Nga DOSJA

Shorti i Nations League 2023-2024 për femra, Shqipëria njeh

ZVICER - Kombëtarja e femrave është njohur me tre kundërshtarët që do të ketë përballë  në Nations League. Shqipëria e trajnerit Armir Grima është shortuar në grupin B1, ku do të përballet me Irlandën, Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e kësaj faze do të nisin në muajin shtator dhe do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe ndeshjet përmbyllëse do të luhen në muajin dhjetor.

Sakaq, për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij kompeticioni të rëndësishëm, përfaqësuesit e Federatës e Shqiptare të Futbollit do të diskutojnë me homologët e tyre të grupit B1, për të vendosur kalendarin përfundimtar, që do t’i bëhet me dije mediave dhe opinionit publik menjëherë.

Shorti i Nations League 2023-2024 për femra, Shqipëria njeh

Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C,  bën me dije zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll