Bota

Masakra në Serbi/ Një ngjarje e njejtë ndodhi 50 vite më parë! A e kopjoi 14-vjeçari skenarin e krimit që çoi në vdekjen fatale të 9 të miturve? (DETAJE)

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fillim të vitit shkollor 1972/73, në gjimnazin e Zarës (gjimnazi i sotëm Vladimir Nazor) në Kroaci. 

3 Maj 2023, 16:25 Nga a.l
Masakra në Serbi/ Një ngjarje e njejtë ndodhi 50 vite më
Autori i masakrës në Serbi

SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga masakra me 9 persona të vrarë, 8 nxënës dhe roja e sigurisë në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar' në Serbi, ku autori i ngjarjes së rënd ëështë një nxënës i kësaj shkolle vetëm 14 vjeç i identifikuar si K.K. Teksa hetimet për të gjetur shkakun dhe motivin e sulmit me armë zjarri vijojnë, orët e fundit mediat e huaja kanë raportuar për një rast të ngjashëm të ndodhur 50 vite më parë. 

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fillim të vitit shkollor 1972/73, në gjimnazin e Zarës (gjimnazi i sotëm Vladimir Nazor) në Kroaci. Shkolla ashtu si gjithë qyteti, u trondit nga vrasja e tmerrshme e kryer nga një nxënës 19-vjeçar në shkallët e godinës së shkollës. Gojko Matulina dhe Vice Vlatkoviç ishin profesorë të historisë në shkollën e mesme të Zadarit. P Milorad Vulinoviçi i vrau me armën e të atit sepse, siç thonë ata, nuk i pëlqente mënyra sesi Vlatkoviçi po mësonte historinë. Për habi i njejti skenar krimi është përsëritur edhe sot në Serbi, ndaj ngrihen dyshimet se 14-vjeçari mund të ketë qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje përmes raportimit në media. 

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.  

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll