Bota

Lufta në Sudan/ OKB kërkon garanci për të dërguar ndihma humanitare

Dërgesat e ndihmës së parë po zhduken në një nga më të varfërit në botë, ku një në tre persona vareshin nga pakot humanitare përpara luftës. 

3 Maj 2023, 16:25 Nga k.m.
Lufta në Sudan/ OKB kërkon garanci për të dërguar
Foto ilustruese

SUDAN- Pas grabitjes së 6 kamionëve që transportonin ndihma humanitare në Sudanin e shkatërruar nga lufta, një zyrtar humanitar i OKB-së ka kërkuar siguri të plotë në mënyrë që ndihma për njerëzit të mund të vazhdojë.

"Këto angazhime janë një parakusht për veprim humanitar në një shkallë të gjerë,"- tha Martin Griffiths, duke folur nga "Port Sudan" gjatë një video-konference me gazetarët në Gjenevë.

Dërgesat e ndihmës së parë po zhduken në një nga më të varfërit në botë, ku një në tre persona vareshin nga pakot humanitare përpara luftës. Qindra mijëra njerëz tashmë janë larguar nga Sudani për të kërkuar strehim në vendet fqinje, shumica në Egjipt, Çad dhe Sudanin e Jugut.

Griffiths mbrojti gjithashtu heqjen e "pengesave burokratike për avancimin e ndihmës për Sudanin".

Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mobilizohet për të mbledhur 1.7 miliardë dollarë për Sudanin, pasi deri më tani janë mbledhur  vetëm për 200 milionë dollarë.

 

lufta ne sudan

Sondazh

Poll