Bota

Nën hetim për të dhënat e Covid-19, policia braziliane mësyn në rezidencën e Jair Bolsonaros, arrestohet ndihmësi i tij

Sipas policisë, kjo është bërë në mënyrë që individët të cilëve u ishte ndryshuar statusi i vaksinimit, të mund të merrnin certifikatat e vaksinimit të nevojshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. 

3 Maj 2023, 16:18 Nga a.l
Nën hetim për të dhënat e Covid-19, policia braziliane
Jair Bolsonaro

BRAZIL- Policia federale ka zhvilluar një aksion blic në rezidencën e ish-presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro dhe ka arrestuar një nga ndihmësit e tij më të afërt. Aksioni është pjesë e një hetimi mbi përpjekjet e dyshuara kriminale për të falsifikuar të dhënat e vaksinimit Covid-19 me qëllim që të udhëtonte në SHBA.

Nënkoloneli Mauro Cid Barbosa, i përshkruar nga shtypi brazilian si "krahu i djathtë" e Bolsonaro-s është një nga gjashtë personat e arrestuar mëngjesin e sotëm. 

Dy nga rojet e sigurisë së Bolsonaro u morën gjithashtu në paraburgim. Ish-presidenti Bolsonaro pritet të merret së shpejti në pyetje. Celulari i Bolsonaros u sekuestrua në rezidencën e tij në Brazil. Ai u detyrua të dorëzonte fjalëkalimin pasi në fillim bëri rezistencë, shkruan The Guardian. 

Policia tha se baza e të dhënave ishte ndryshuar për të ndryshuar statusin e vaksinimit të disa individëve të paidentifikuar. Policia federale specifikoi se në të dhënat e vaksinimit Covid-19 të mbajtura nga Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, ishin futur të dhëna të rreme. 

Sipas policisë, kjo është bërë në mënyrë që individët të cilëve u ishte ndryshuar statusi i vaksinimit, të mund të merrnin certifikatat e vaksinimit të nevojshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. 

jair bolsonaro

Sondazh

Poll