Aktualitet

Përfshihet në një aksident rrugor me një autobus, ishte nën efektin e alkoolit, arrestohet nënkomisari në Pustec (EMRI)

Nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.

3 Maj 2023, 11:57 Nga A.B
Përfshihet në një aksident rrugor me një autobus, ishte
Policia

TIRANË- Arrestohet punonjësi i policisë në Qarkun e Korçës. Në pranga ka përfunduar sshefi i postës së Policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Ai është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus. Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.

Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme./Dosja.al

spartak fejzaj

Sondazh

Poll