Aktualitet

VRASJA për qiranë në Shkodër! Viktima e nxorri nga banesa, autori: Kam kontratë, nuk mund t’më nxjerrësh

Shkak, sipas të gjitha informacioneve që ka gazetarja Kalaja, u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

3 Maj 2023, 09:39 Nga A.B
VRASJA për qiranë në Shkodër! Viktima e nxorri nga banesa,
Petrit Vuksani

TIRANË- Një ditë më parë u vra me armë zjarri Petrit Vuksani në Shkodër. Autori, ishte Lekë Vuksani, i cili qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin, në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës (Lexo më shumë). Shkak, sipas të gjitha informacioneve që ka gazetarja Kalaja, u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Raportohet se pavarësisht mbiemrit që është një koincidencë, molla e sherrit ka qënë fakti që viktima është kthyer nga Anglia para 1 muaji dhe ka kërkuar që të lirohet banesa.

Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia. Konfliktet kishin rreth 1 muaj që vijonin. Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani ka shkuar dhe ka hapur zjarr ndaj 51-vjeçarit në banesë.

Autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë./Dosja.al

petrit vuksani leke vuksani

Sondazh

Poll