Aktualitet

Dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së mitur, pranga 41-vjeçarit

Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë një 41 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur

3 Maj 2023, 10:47 Nga m.s

Dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së mitur, pranga

GJIROKASTËR- Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë një 41 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore në ngarkim të shtetasit S. Ç., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje".

NJOFTIMI NGA POLICIA GJIROKASTËR

Gjirokastër

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 41-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje". /Dosja.al 

dhune ne familje gjirokaster policia

Sondazh

Poll