Aktualitet

Shisnin kanabis në lagje të ndryshme të Fierit, policia arreston dy të rinj (VIDEO)

Nga kontrollet e ushtruara, atyre iu gjetën fishekë luftarak dhe një shkop metalik si i policisë

3 Maj 2023, 09:13 Nga m.s
Shisnin kanabis në lagje të ndryshme të Fierit, policia arreston
Momenti i arrestimit

FIER- Dy të rinj të moshës 17 dhe 18 vjeç janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin doza të lëndës narkotike kanabis. Shitja e dozave bëhej në lagje të ndryshme të qytetit. 

Në sajë të operacionit të koduar “Sheqi” janë vënë në pranga dy të rinjtë Mariol Blido, 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Po të njëjtat burime zyrtare të uniformave blu bëjnë me dije se nga kontrollet e ushtruara, atyre iu gjetën fishekë luftarak dhe një shkop metalik si i policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 


NJOFTIMI NGA POLICIA FIER

Bashkëpunëtorë për shitjen në doza, të lëndës narkotike kanabis, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarak e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sheqi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit M. B., 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se 2 të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit. Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarak dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". /Dosja.al

 

policia fier arrestime operacioni sheqi

Sondazh

Poll