Aktualitet

Misteri me Joy-n/ U vra apo u shty? Hetimet për kenianen, mbërrin në Kenia letërporosia e dërguar nga Prokuroria e Tiranës

Në Shqipëri, janë caktuar 3 ekspertë që po merren me zbërthimin e akt-ekspertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe plagëve në trupin e të resë nga Kenia.

3 Maj 2023, 10:34 Nga A.B
Misteri me Joy-n/ U vra apo u shty? Hetimet për kenianen, mbërrin
Joy Ayoko

TIRANË- Ministria e Drejtësisë konfirmon dërgimin e letërporosisë në Kenia lidhur me vdekjen misterioze të Joy Aokos. Në Shqipëri, janë caktuar 3 ekspertë që po merren me zbërthimin e akt-ekspertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe plagëve në trupin e të resë nga Kenia.

Hetuesit shqiptar po verifikojnë disa aparate celulare, mes të cilëve edhe ai i Rodi Baçi, ish-shoferi i kazinosë ku punonte e reja dhe i përfolur si ish-i dashuri i viktimës me të cilën "kishte raporte problematike". 

Përveç Baçit, janë pyetur edhe disa shokë të tij, mësohet se qëllimi ka qenë për të ndeshur gjatë marrjes në pyetje ndonjë element të dyshimtë apo kontradiktor që mund ti çonte hetuesit drejt një piste konkrete për ngjarjen. Pavarësisht insistimit për disa orë, asnjë prej tyre nuk ka shfaqur kontradita apo të ketë ngjallur dyshime se mund të kenë dijeni, arsye për të cilën edhe janë lënë të lirë.

Dyshohet se Aoko ka rënë nga lartësia në vendin ku është gjetur, por ende është shtyrë, ka qenë incident nga pakujdesia e të resë apo veprim në kushtet e ekstremitetit që viktima ta ketë marrë vetë. Por edhe në këtë rast, hetuesit përfshijnë në versionet e mundshme, që e reja të jetë nxitur ta kryente një veprim të tillë.

22-vjeçarja ndërroi jetë më 13 shkurt, pasi u largua nga Shqipëria drejt vendlindjes. Joy Aoko ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte./Dosja.al

joy aoko

Sondazh

Poll