Aktualitet

21 orë në arrati! Vrau 51-vjeçarin për qiranë e banesës, Policia arreston autorin, Vuksanit i sekuestrohet edhe automatiku

Viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

3 Maj 2023, 09:58 Nga A.B
21 orë në arrati! Vrau 51-vjeçarin për qiranë e
Petrit dhe Leke Vuksani

SHKODËR- Arrestohet pas 21 orësh arrati, autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani. Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, kanë mundur të lokalizojnë dhe arrestojnë autorin 34-vjeçar i cili kreu një ditë më parë vrasjen. Sipas forcave blu, u bë gjetja dhe sekuestrimi edhe i armës së zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. 

"Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti"- njofton sot policia. 

21 orë në arrati! Vrau 51-vjeçarin për qiranë e

Një ditë më parë, Lekë Vuksani, rreth orës 12:15, u fut brenda banesës së Petrit Vuksanit, duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Pas krimit, ai u arratis, për t'u arrestuar ditën e sotme. Motivi i krimit, raportohet të ketë qenë largimi i Lekës nga banesa dhe qiraja. Viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri./Dosja.al

petrit vuksani leke vuksani

Sondazh

Poll