Aktualitet

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Selanik! I riu autor i dhunimit të 16-vjeçarit, shkak FANELLA e skuadrës së futbollit

Sulmi ndaj 16-vjeçarit ndodhi pasditen e së martës, në zonën e Agios Pavlos në Selanik, kur dy persona e sulmuan në mes të rrugës.

3 Maj 2023, 07:39 Nga A.B
Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Selanik! I riu autor i dhunimit
Momenti i arrestimit

GREQI- Policia në Selanik arrestoi mbrëmjen e kaluar një 21-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është një nga dy autorët e dhunës së një 16-vjeçari pasi kishte veshur xhaketën e PAOK-ut. Sipas mediave greke, arrestimi i 21-vjeçarit u bë rreth orës 23:00 në zonën e 'dyzet Kishave'.

Ndaj 21-vjeçarit është ngritur një dosje për plagosje trupore si dhe për grabitje, ndërsa do të dërgohet në prokurori për ndjekje penale. Njëkohësisht vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij.

Sulmi ndaj 16-vjeçarit ndodhi pasditen e së martës, në zonën e Agios Pavlos në Selanik, kur dy persona e sulmuan në mes të rrugës.

Gjithçka ka ndodhur në orën 19.30 kur autorët e rinj kanë pikasur 16-vjeçarin duke ecur në rrugën “Michail Karaoli” dhe sipas dëshmitarëve okularë e kanë rrahur me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një bluzë të një grupi të ndryshëm nga ai mbështeste.

Sipas informacioneve, i mituri që u dhunua kishte veshur një fanellë me shenjat e skuadrës së PAOK-ut, ndërsa nuk dihet se për cilin ekip mbështesin dy personat që e rrahën.

Pasi e kanë rrahur në kokë dhe trup, më pas e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur. Njerëzit e lagjes që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë për të marrë ndihmën e parë.

Sipas farmacistes, viktimës i kishte rrjedhur gjak nga hunda dhe ndër të tjera kishte marrë goditje në sy./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll